![]() |
||
Algoritmi në matematike dhe informatikë, është një veprim i përcaktuar saktë për zgjidhjen e një problemi ose të një lloji të caktuar problemesh. Algoritmi mund të përkufizohet si një ecuri që lejon të fitohet një rezultat i dhënë duke ndjekur, në një renditje të përcaktuar, një tërësi hapash të thjeshtë që përkojne me veprimet e zgjedhura nga një tërësi e kufizuar. Algoritmi pra, është ecuria që krijon përgjigjen për një pyetje , çështje ose zgjidhjen e një problemi me një numër të kufizuar hapash. Me fjalë të thjeshta, “algoritmi” është edhe një recete kuzhine, ose pjesa e librit të udhëzimeve të një makine larëse që shpjegon si programohet (paracaktohet) një larje, ose programimi i televizorit me anën e telekomandës, për t´u shuar pas një kohe të caktuar etj. Në bazë të përkufizimeve të mësiperme, përftojmë katër vetitë themelore të algoritmit: * Vijimi i udhëzimeve duhet të jetë i kufizuar |
|
|
![]() |