Parapërcaktuar Facebook me 400 milionë përdorues dhe dizajn të ri

 
 


Shërbimi dhe rrjeti shoqëror online Facebook ka përgatitur dizajn të ri, i cili është përshtatur me ditëlindjen e tij të gjashtë me radhë.Programuesit e Facebookut na kanë përgatitur edhe një befasi. Prej sot e tutje, neve do na ofrohet në shërbim një ridizajnim i faqes së parë të këtij shërbimi.
Veç atyre vizuale, ndryshimet e reja përfshijnë edhe ndryshime në vet funksionalitetin e shërbimit kështu që për shembull fusha për kërkime të përmbajtjes është vendosur në vend tjetër dhe zmadhuar, është modifikuar përzgjedhësi kryesor, është shtuar i ashtuquajturi “Aplication Dashboard” i cili ofron pamje të aplikacioneve të cilat ju apo kontaktet tuaja kanë përdorë rishtazi, si dhe shumë ndryshime tjera.
Në të njëjtën kohë, themeluesi i këtij rrjeti Mark Zuckerberg ka njoftuar edhe për një arritje të produktit të tij. Sipas tij, Facebook ka thyer kufirin prej 400 milionë përdoruesve dhe është etabluar edhe më shumë si rrjeti më i popullarizuar shoqëror në internet.




Parapërcaktuar BE do të kufizojë Facebookun dhe rrjetet tjera

 
 


Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do t’i përditësojë ligjet e vjetra për mbrojtjen e të dhënave nga viti 1995 për t’iu përshtatur epokës së re të informacionit. Ky paralajmërim është një lloj përgjigjeje ndaj deklaratave të themeluesit të rrjetit Facebook Mark Zuckerberg, sipas të cilës koncepti i privacisë është bërë anakronizëm.

Sekretarja evropiane për informacion, shoqëri dhe media Viviane Reding është përgjigjur duke thënë se janë të domosdoshme të krijohen rregulla bashkëkohore për sigurimin e privacisë në faqet si Myspace, Twitter e Facebook.
Reding ka paralajmëruar se Komisioni Evropian do të filloi me revidimin e Direktivës së vjetruar të BE-së për mbrojtjen e të dhënave nga viti 1995.
“Deshëm apo nuk deshëm, ne çdo ditë shkëmbejmë të dhëna për veten. Ato grumbullohen, përpunohen dhe ruhen larg syve tonë. Nuk mund të presim që qytetarët t’i besojnë Evropës, nëse nuk ua mbrojmë seriozisht të drejtat e tyre në privaci dhe të dhënat e tyre personale”, ka tërhequr vërejtjen Reding.
Sipas saj, në të ardhmen profilet e personave në rrjetet shoqërore do të duhet të janë të padukshëm, veç në ato raste kur vet ata nuk vendosin t’i bëjnë publik.

Ketu do te gjeni gjithçka
 
Today, there have been 3 visitors (53 hits) on this page!
::::L This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free