![]() |
||
Procesori Qendror (anglisht:Central Processing Unit) ose shkurt CPU në gjuhën e përditshme Procesori është pjesë e kompjuterit që urdheron të gjitha pjesët e tjera. Veprimet e tij janë të caktuara nga një program me kodin e makinës. Detyrat kryesore të tij janë operacionet aritmetike, leximi dhe shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës (kujtesa RAM) si zbatimin e urdhëresave në Programe. Format moderne të CPU-së janë Mikroprocesorët në të cilat të gjitha integralet dhe pjesët tjera përbërës të CPU-së janë të futura në një mikrointegral (mikrochip).
|
|
|
![]() |