![]() |
||
Sipas pohimeve të ekspertëve amerikanë të telekomunikacionit, SHBA-të deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund të mbesin pa adresa reale IPv4 të cilat do t’i ndahen pajisjeve të reja. Ekspertët nga “U.S. National Telecommunications and Information Administration” theksojnë se me rritjen e popullaritetit të pajisjeve si BlackBerry e iPad adresat e lira IP po shpenzohen. Vlerësohet se janë shpenzuar 94.5% të adresave të lira, derisa 5.5% të lira do të ndahen në mes të regjistrave rajonal të internetit deri në verën e ardhshme. Zgjidhja e vetme është kalimi në IPv6, mirëpo tani për tani SHBA mbetet prapa Evropës, Kinës dhe shteteve tjera në këtë drejtim. |
|
|
![]() |