![]() |
||
Në informatikë, një sistem operativ (shkurtuar në SO, ang. OS, Operating System) është programi kryesor dhe përgjegjës për kontrollin e drejtpërdrejtë dhe mbarëvajtjen e harduerit, që përbën një kompjuter dhe operacionet (veprimet) bazë. Programet kompjuterike mund të ndahen në dy kategori kryesore: * – programet e sistemit qe drejtojne operacionet e sistemit te perpunimit Bashkesia e Programeve te Sistemit njihet me emrin Sistemi Operativ (SO). Perberja Sistemi operativ përbëhet nga një sistem më vete i quajtur kernel (bërthama) dhe nga një numër programesh të sistemit. Qellimi i Sistemit Operativ * Drejtimi i burimeve te sistemit te perpunimit Aktivitetet e Sistemit Operativ 1. Drejtimi i kujteses masive (file system); Struktura e Sistemit Operativ Sistemet Operative janë pergjithesisht te perbere nga nje bashkesi modulesh, sejcili me nje funksion te percaktuar. Modulet e ndryshme te sistemit operativ veprojne midis tyre sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe te realizohen funksionet baze te makines. Drejtuesi i proceseve Eshte moduli qe kontrollon sinkronizimin, nderprerjen dhe riaktivizimin e programeve ne punim te cileve iu atribuohet nje procesor. Drejtimi i proceseve behet ne menyra te ndryshme, ne varesi te tipit te perdorimit qe ben sistemi. Programi qe kryen shperndarjen e kohes se CPU-se midis proceseve te ndryshme aktive, ne menyre periodike, quhet “Scheduler” (planifikues). Ne rastin e perpunuesve shume-procesore, drejton edhe bashkepunimin midis CPU-ve te ndryshme, te pranishme ne sistem. Skedarizimi Politikat e skedarizimit te perdorura nga scheduler janë te grupuara ne dy kategori te medha: Zëvendësues: CPU-ja ne perdorim nga procesori, mund te hiqet dhe ti kalohet nje procesori tjetr, ne cfaredo momenti; Jozëvendësues : nese procesi ka filluar perdorimin e CPU-se nuk mund te nderpritet derisa ai vete te ndalet. Sistemet Mono-Tasking (një detyrësh) * Sistemet Operative qe bejne kryerjen e nje programi te vetem njihen me emrin mono-tasking (një detyrësh); Sistemet Operative qe lejojne kryerjen e njehersheme te shume programeve njihen si shumë-detyrësh (Windows-NT , Linux); Nje program mund te nderpritet dhe CPU-ja i kalohet nje programi tjeter. Sistemet Time-Sharing (kohë-ndarës) Nje zhvillim i sitemeve shumë-detyrësh janë sistemet kohë-ndarës. Çdo program ne veprim kryhet periodikisht ne intervale te vogla kohe. Nese shpejtesia e procesorit është mjaft e larte krijohet pershtypja e nje zhvillimi paralel te proceseve. Drejtuesi i kujteses * Organizimi dhe drejtimi i kujteses qendrore është pamja me kritike ne krijimin e nje SO; * Shpesh kujtesa kompjuterike nuk është e mjaftueshme për te permbajtur te gjitha kodet e detyrave te ndryshme; Drejtuesi i sistemit te dosjeve (file system) është moduli i sistemit operativ qe ben drejtimin e informacioneve te ruajtura ne mekanizmat e kujteses masive. Ky drejtues duhet te garantoje korrektesine dhe koherencen e informacioneve. Ne sistemet shume-perdorues, duhet te vendose ne dispozicion mekanizma te mbrojtjes , ne menyre qe ti lejoje perdoruesve mbrojtjen e te dhenave nga perdorues jo te autorizuar. Funksionet tipike qe duhet te kryhen jane: * – Te jepet nje mekanizem për identifikimin e dosjeve; Organizimi Gati te gjithe sistemet oprative perdorin nje organizim hierarkik te sistemit te dosjeve. Elementi qe ben rigrupimin e shume dosjeve se bashku quhet drejtoria (directory); Bashkesia hierarkike e drejtorive dhe dosjeve mund te paraqitet nepermjet nje skeme grafike te drejtorive. Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input/Output ose I/O) Drejtuesi i mekanizmave te I/O është moduli i SO i ngarkuar me dhenien e detyrave mekanizmave qe bejne kerkesen dhe për ti kontrolluar. Nga ata varet cilesia dhe tipi i pajisjeve te lidhura ne kompjuter dhe te njohura nga sistemi. Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver) Kontrolli i mekanizmave te H/N behet permes programeve te posaçme te quajtura udhezuesi i pajisjeve (Device Driver); udhezuesi i pajisjeve kryhet nga prodhuesit e mekanizmave qe njohin shume mire veçorite fizike. Keto programe kryejne keto funksione: * Bejne transparente veçorite tipike fizike te çdo mekanizmi; Nderfaqja e perdoruesit Te gjithe sistemet operative perdorin mekanizma për ta bere sa me te lehte perdorimin e sistemit nga perdoruesi; bashkesia a ketyre mekanizmave te hyrjes ne kompjuter merr emrin e nderfaqes se perdoruesit * Nderfaqja tekstuale: Sistemet e pranishëm në treg Në treg janë të pranishëm një sasi e madhe sistemesh operative. Në të kaluarën prirja e shtëpive prodhuese të sistemeve të perpunimit ishte që të zhvillonin sisteme operative për arkitekturën e tyre, prirja e sotme është ajo a sistemave operative të përdorshëm në platforma të ndryshme. Kjo është lista e sistemeve më të njohur: Sistema si UNIX Janë sistemet operativë të lidhur me System V, BSD, Linux,Ubuntu. Microsoft Windows Është sistemi operatv më i përhapur. Apple Mac OS X Një nga sistemet më të sigurtë. Në Pranverë 2009 del versioni i ri Mac Os X 10.6 i quajtur Snow Leopard |
|
|
![]() |