![]() |
||
Përçimi i pateltë (ang. Wireless communication) apo komunikimi i pateltë është një emërtim që përdoret në informatikë për të treguar çdo lloj veprimi elektrik apo elektronik i cili kryhet pa përdorimin e një lidhjeje me tel. Komunikimi i pateltë është përçimi i informacionit në largësi pa përdorimin e përcjellësve elektrikë apo me tela. Largësitë e përfshira mund të jenë të shkurtëra (disa metra si p.sh. në një telekomandë televizori) apo shumë të gjata (mijëra apo madje miliona kilometra për radiokomunikim). Përçimi i pateltë bën pjesë në degën e telekomunikacioneve. Ai përfshin telefonët celularë, ndihmuesit personalë digjitalë (NPD), dhe rrjetpunimin e pateltë. Shembuj të tjerë të teknologjisë së pateltë përfshijnë njësitë SGV, derëhapësit e garazheve, minjtë kompjuterikë të pateltë dhe tastaturat, televizionin satelitor dhe telefonat e pateltë. Në përgjithësi përçimi i pateltë përdor radiovalët megjithëkëtë përkufizimi shtrihet edhe në aparate, më pak të përdorur, që shfrytëzojnë rrezatimin infrarot apo lazerin. |
|
|
![]() |