Windows 7: Si të vendosim lidhje të Recycle Bin (Koshit) në Taskbar


 
Nëse ju pëlqen ta mbani desktopin te pastër dhe me sa më pak ikona në të, po pyesni veten si të hiqni ikonën e Koshin ( Recycle Bin) nga desktopi. Personalisht dhe mua më pëlqen ta mbaj sfondin pa ikona dhe me këtë hack ju mund ta hiqni dhe ikonën e Koshit nga Desktopi juaj. Për ta hequr mbase është e thjeshte, po sikur ta vendosim ate në Taskbar. Po në atë shiritin e ri që ka Windows 7.

1. Kliko më të djathtë mbi Desktop.

2. Tek menu qe do hapet klikoni mbi New dhe zgjidhni Shortcut.

3. Proçedura e Shortcut do të shfaqet dhe vendosni këtë rresht në kutizen qe ju doli:


Kodi:
%SystemRoot%explorer.exe shell:RecycleBinFolder
4. Kliko mbi butonin Next.

5. Shkruaj emrin për shortcut, përssh: Koshi, Recycle Bin apo Trash si të doni.

6. Dhe klikoni mbi butonin Finish.

7. Lidhja shortcut do të shfaqet mbi Desktop dhe tani na duhet të ndryshojmë ikonën. Klikoni me të djathtë mbi të dhe zgjidhni Properties.

8. Klikoni mbi Change Icon button.

9. Shkruaj rreshtin më poshtë siç tregohet në imazh:
Kodi:
%SystemRoot%system32imageres.dll
10. Jepi Enter nga tastiera.

11. Zgjidh ikonen e koshit (Recycle Bin) dhe konfermo OK.



12. Tani qe ikona duket me mirë, lëvizeni lidhjen në Librarin e Dokumentave (ose ne ndonje vend tjeter ku nuk ju besdisë nuk ka rëndesi).

13. Kliko me të djathtë mbi lidhjen (shortcut) dhe zgjidhni Pin to Taskbar.

14. Ikona tani do të shfaqet në Taskbar-in tuaj. Lëvizeni ne pozicionin e deshiruar dhe gjithçka u krye.

Ketu do te gjeni gjithçka
 
Today, there have been 3 visitors (173 hits) on this page!
::::L This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free