![]() |
||
Sipas mediave botërore të cilat raportojnë për teknologji thuhet se Microsoft do të organizojë një ngjarje të veçantë të hënën e ardhshme, më 11 tetor, në të cilën pritet që kompania të lansojë sistemin e ri operativ për telefona mobil, Windows Phone 7. Ndërkaq, thuhet se Microsoft do të fillojë shitjen e telefonave mobil me këtë sistem operativ, prej 8 nëntorit të këtij viti. Ngjarja do të jetë një lansim global i sistemit operativ, ndërsa në ngjarjen e paralajmëruar për të hënën e ardhshme gjithashtu pritet që operatori mobil T-Mobile të bëjë prezantimin e disa telefonave të mençur të cilët do të bazohen në këtë sistem operativ. |
|
|
![]() |