![]() |
||
Çështjet e sigurisë Pyetja e shtruar më së shpeshti kur kemi të bëjmë me WLAN rrjetet është çështja e sigurisë së tyre. Ndoshta kjo do t’ju habis, mirëpo, shumë ekspert për qështje sigurie mednojne se WLAN rrjetat janë më të sigurta se rrjeta me kabllo. Për këtë ekzistojnë argumente të forta, e mos të harojmë se edhe rrjetat me kabllo kan pjesën e vet pa kabllo, emitojnë valë të intensitetit jo të vogël, sidomos UTP rrjetat e sotme. Kur kemi të bëjmë me sigurinë, dallimet kryesore në mes rrjetave LAN dhe WLAN rrjedhin nga niveli i tyre fizik. Nuk do të merremi me dobësitë e LAN rrjetavepor do të shqyrtojmë shkurtimisht disa mekanizma sigurie që disponojmë tek WLAn rrjetat, e që nuk i hasim në botën e rrjetave me kabllo. Të përmednim sërish që vet teknologjia Spread Spectrum, siç thamë më parëi, garanton shkallë të lartë sigurie. Përveq kësaj shumë Wireless paisje kan të integruar opcionin për enkriptim. IEEE 802.11, si standard ka tekniken e sigurisë të njohur si Wired Equivalent Privacy (WEP) e cila bazohet në përdorimin e qelësit dhe algoritmit RC4 për enkriptim. Shfrytëzuesit të cilët nuk e dinë qelësin nuk mund ti qasen WLAN-it. Pasi që enkriptimi shumë lehtë implementohet në WLAN, kemi si rezultat numër të madh prodhuesish të pavarur të specuializuar për WLAN Security programe. Që dikush ti qaset WLAN rrjetit duhet ti ketë disa informata si: brezin frekuencorë, kanalin dhe nënkanalin e shfrytëzuar, qelësin e sigurisë dhe fjalëkalimin për autentikim dhe autorizim të shfrytëzuesit. Duhen më shumë shënime se te rrjetat klasike me kabllo, çka i bënë WLAN rrjetat mjaft të sigurta. Është interesante të përmendim se komunikimi infra i kuq IR ofron siguri të madhe në nivelin fizik, pasi që IR valët nuk kalojnë nëpër objekte të forta, siç është murri. Kjo zvogëlon mundësinë e aplikimit por garanton që rrjeta e formuar brenda një hapësire mund të jetë e izoluar në mënyrë të përkryer nga bota e jashtme. Pisjet dhe aplikimi i tyre Përbrenda WLAN-it përdoren Wireless ISA, PCI osei PCMCIA kartela të rrjetit dhe Wireless stacione të qasjes (Access Point). Wireless kartela e rrjetit është e njëjtë me kartelen klasike të rrjetit përveq që në vend të konektorit përt kabllo, ka konektorin për antenë. Në nivelet më të larta të lidhjeve në rrjet, si rrjeta klasike ashtu edhe Wireless-i sillen në mënyrë identike dhe plotësisht transparente. Access Point-i nuk është hub pa kabllo, por mund ta definojmë si urë në mes rrjeteve LAN e WLAN. Ai ka LAN port (me rregull Ethenet) dhe port WLAN, kyqje për antenë. Përdoret që Wireless stacionet punuese të kyqen në rrjetin me kabllo, dhe të kundërtën, që shfrytëzuesit nga rrjeti me kabllo ti qasen WLAN-it. Duhet përmendur edhe se Access Point-i mund të përdoret edhe si Wireless kartelë ”eksterne” e rrjetit për lidhje në WLAN të vetëm një kompjuteri. Egzistojnë dy topologji apo lloje lidhjes të rrjetit Wireless Ethernet. E para është a ashtuquajtura ‘ad-hoc’ apo peer to peer rrjeti të cilin e përbëjnë dy Wireless stacione punuese. Çdo stacion mund të komunikoj direkt me secilin stacion tjetër punues në WLAN. Numri maksimal i stacioneve punuese në WLAN është aq i madh sa që në praktik vështirë mund të mbërrihet. Ad-hoc rrjeti mund të instalohet shumë shpejtë, është mobil dhe shpesh ka karakter të përkohshëm. Lloji i dytë i rrjetit Wireless Ethernet, i ashtuquajturi infrastructure ku stacionet punuese komunikojnë përmes Access Point-it, në mes veti dhe me stacionet tjera në rrjetin me kabllo. Këtu paraqitet edhe qështje e ‘roaming’-ut që na është e njohur nga telefonia mobile, dhe paraqet kalimin e një Wireless stacioni nga një Access Point në tjetrin. Antenat dhe mbulueshmëria Mbulushmëria e Wireless paisjeve varet nga lloji i antenave të përdorura. Sipas këndit të emitimit egzistojnë dy lloje antenash. Të parat janë antena omni-direkcionale të cilat emitojnë sinjalin në 360 dhe mundësojnë point to multi-point komunikim. Nuk është e domosdoshme pamja optike por mbulushmëria zvogëlohet dukshem varësisht prej pengesave. Omni antenat eksterne kanë fuqi deri 15dB me të cilat arrihet mbulushmëria 10 - 20km. Ana e mirë e tyre është se munfd të mbulohen sipërfaqe të mëdha dhe mund të mbulohen të gjithë shfrytëzuesit mobil dhe stacionar dhe të gjitha LAN rrjetat që gjendet brenda hapsirës së mbulueshmërisë. Njëri prej kahjeve të zhvillimit të Wireless Ethernet-it është edhe qasja në Internet bazuar në këtë princip. Mbulimi i sipërfaqeve të tëra është tregim në vete, ekzistojnë metoda të veqanta për matjen e fuqisë së sinjalit në pika të caktuara, nevojitet përvojë kur kemi të bëjmë me reflektimin dhe difrakcionin e sinjalit nëpër pengesa, etj. Ana e keqe e omni antenave është se e shpërndan sinjalin në të gjitha drejtimet, prandaj mund ta pranon edhe ai që nuk do të duhej. Për këtë rekomandohet përdorimi i më shumë antena direkcionale të lidhura në paisje transmetuese me të ashtuquajturit spliter. Brezi frekuencorë ISM tek ne nuk është shumë i shfytëzuar dhe mospërdorimi i omni antenave aty ku është e mundur garanton se kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Wireless kartelat dhe Access Point-i në formë standarde liferohen me omni-dipol antena mbulushmëria e të cilave në hapsirë të hapur është rreth 250m, ndërsa në të mbyllur 50 - 150m varësisht prej llojit të objektit. Lljo i dytë i antenave është uni-direkcionale (të drejtuara), tek të cilat zakonuisht këndi i mbulushmërisë është prej 10 deri 70 dhe janë të dedikuara për lidhje point to point, por mund të përdoren edhe për lidhje point to multi-point. Mund të kenë edhe forcë të madhe të emitimit mbi 20dB, e me këtë edhe mbulushmëri shumë më të madhe deri në dhjetra kilometra. Antenave të drejtuara, me rregull, ju nevojitet pamje optike. Largësia më e madhe e mbulimit që mund të arrihet është rreth 60-70 km, e me teknika të caktuara edhe më shumë. Në largësi të mëdha pozicionimi i antenave shëndërohet në punë të komplikuar pasi që kërkon përvoj dhe paisje speciale për matje. Të përmendim se në këto distanca duhet llogaritur në efektet si lakimi i ruzullit tokësorë, për çka duhet montuar antenat në shtylla të larta. Mund të përdoren edhe stacione repetitor, që do të thotë se linku mund të realizohet me disa “kërcime” – linka të posaqëm. Se cilat antena është më optimale të përdoren varet nga përdorimi konkret dhe tereni. Ekzistojnë shumë paisje shtesë për antena të cilat në shumë raste janë mjaft të dobishme. Të përmendim paisjet për mbrojtje nga zbrazjet elektrike (Lightening Protection) që preferohet të përdoret nëse antena është e montuar në objekte që nuk janë të mbrojtur me rrufepritës. Janë interesant edhe paisjet e pëmendura më parë ndarësit e antenave (Antenna Splitter) të cilët mundësojnë që një Wireless paisje të lidhet në dy apo më shumë antena. Oferta brenda nate Cisco, 3Com, Nortel si dhe shumë kompani tjera të mëdha në fushën e rrjeteve kompjuterike tashmë kanë hyrë në garë dhe, thuajse brenda një nate, kanë filluar të ofrojnë zgjidhjet e tyre për Wireless Ethernet rrjeta. Mënyra për këtë është e thjeshtë dhe bëhet me blerjen e kompanive të specializuara për Wireless Ethernet apo në OEM prodhim. E ardhmja e standardit IEEE 802.11 me këtë është e garantuar dhe para shfrytëzuesit është dilema rreth zgjedhjes së teknologjisë më optimale - Wireless Ethernet apo xDSL-ët e ndryshëm, ISDN, Frame Relay apo tjetër. Wireless Ethernet-i sot është një teknologji “e pjekur”, e pazëvendësueshme në rastet kur instalimi i rrjetit duhet të bëhet në objekte të mbrojtura historike, pastaj aty ku është e vështirë apo e shtrenjtë vendosja e kabllove, ku duhet instalim i shpejtë i rrjetit apo edhe kur rrjeti duhet të jetë mobil. Wireless Etherneti jorrallë paraqet zgjedhjen më të shpejtë dhe më optimale sepse një Wireless kartelë mund të zëvendësojë me qindra metra kabllo optike dhe të gjitha peripecitë lidhur me vendosjen e të njëjtës. Është e sigurt se edhe për një kohë të gjatë rrjetet me kabllo kanë për të qenë dominante, mirëpo, përqindja e WLAN-ëve do të rritet shumë shpejt. Me rritjen e shpejtësisë te Wireless Ethernet-i shtrohet pyetja e investimeve shtesë në kabllimet e kategorisë 6 e posaçërisht 7 (e cila ende nuk është aprovuar zyrtarisht). Deri sa nuk shfrytëzohen potencialet e standartit të kategorisë 5E i cili përkrahë edhe Gigabit Ethernet-in 1000Base-T rrjetet në 1000 Mb/s, do të vijë deri tek përparimi në Wireless Ethernet të cilin tashmë është vështirë ta parashikojmë dhe i cili ndoshta do ti largoj përgjithmonë rrjetat me kabllo. |
|
|
![]() |