Aplikacioni i Adobe i dedikuar ekskluzivisht për përpunimin e fotografive ka arritur deri tek versioni i tij 3. Adobe në kompjuterët PC kryesisht dominon në përpunimin e fotografive, derisa në konkurrent i tij në kompjuterët Mac është Apple Aperture i cili në versionin 3 ka nisur shitjen gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Versioni i ri i Lightroom sjellë punë më të shpejtë të konfiguracionit, lidhje të drejtpërdrejt me fotoaparatin si dhe shkarkim të fotografive drejtpërdrejt në aplikacion gjatë fotografimit, zvogëlim më të mirë të mangësive (noises) digjitale, mundësitë themelore për menaxhimin me video-materiale, shtojcë për publikim më të lehtë të fotografive në faqe interneti, sinkronizim me iPhone si dhe mjete tjera për përmirësimin e lëshimeve të shkaktuara nga këndi i gjerë i objektivit.




Lightroom 3 ka përmirësuar edhe pjesën për shtimin e vendndodhjeve (geo-tagging) në fotografi. Pranuesit GPS në fotoaparate ende nuk janë unifikuar, prandaj nuk është lehtë të përgatitet softuer i cili do t’i interpretojë ato në mënyrë të njëjtë kualitative. Prandaj Lightroom ofron shtimin e vendndodhjeve më pas apo sipas hartave si dhe sipas të dhënave në pranuesin e veçantë GPS.

Ky softuer është i domosdoshëm për përdoruesit e fotoaparateve të avancuara, sidomos për ata që preferojnë të bëjnë fotografitë e tyre në format të pakompresuar.

Ketu do te gjeni gjithçka
 
Today, there have been 3 visitors (196 hits) on this page!
::::L This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free