Ky tutorial do tu tregoj si te krijoni nje radio ne internet. Eshte si te gjitha radiot e tjerat profesionale por me nje ndryshim qe nuk mund te degjohet ne FM. Per tu krijuar eshte shume e thjesht dhe ju duhen vetëm 10 minuta kohe.

Programet jane te përfshira ne paketën qe mund ta shkarkoni ne fund te ketij postimi.

Le te fillojmë duke instaluar "icecast". Instaloheni dhe klikoni ne "Edit Configuration" tek konfigurimi i menus. Nje file me notepad do te hapet me disa konfigurime te ndryshme.Konfigurimet e mia jane:
 
Kodi:
 
<icecast>     <limits>         <clients>100</clients>         <sources>2</sources>         <threadpool>5</threadpool>         <queue-size>524288</queue-size>         <client-timeout>30</client-timeout>         <header-timeout>15</header-timeout>         <source-timeout>10</source-timeout>         <burst-on-connect>1</burst-on-connect>         <burst-size>65535</burst-size>     </limits>       <authentication>         <source-password>fjalekalimi_im</source-password>         <relay-password>fjalekalimi_im</relay-password>         <admin-user>admin</admin-user>         <admin-password>fjalekalimi_im</admin-password>     </authentication>       <hostname>localhost</hostname>     <listen-socket>         <port>8000</port>     </listen-socket>       <fileserve>1</fileserve>         <paths>         <basedir>./</basedir>           <logdir>./logs</logdir>         <webroot>./web</webroot>         <adminroot>./admin</adminroot>         <alias source="/" dest="/status.xsl"/>     </paths>       <logging>         <accesslog>access.log</accesslog>         <errorlog>error.log</errorlog>       	<loglevel>4</loglevel>        	<logsize>10000</logsize>      </logging>       <security>         <chroot>0</chroot>     </security> </icecast>
Kopjoni informacionet e mesiperme duke ndryshuar "fjalëkalimi_im" ne nje tuajin. Pasi ta keni bere kete shpëtoheni keto konfigurime dhe mbylleni dritaren. Kliko tek butoni "Start Server" dhe lista do te popullohet me disa informacione si keto ne foto:



Serveri juaj eshte gati qe dëgjuesit te lidhen por akoma nuk keni asnje muzike ne sfond! Instaloni oddcast qe gjendet ne paken ne fund te këtij postimi dhe hapni Winamp. Nqs nuk e keni te instaluar winamp mund ta gjeni gjithashtu bashke me dy programet e tjere. Po thoshim qe te hapni Winamp, dhe te shkoni tek "DSP/Effect" nen preferenca dhe te klikoni mbi DSP v3. Ju do te shikoni dritaren e Oddcast qe do te hapet me te tille pamje:



Klikoni mbi "Add encoder" dhe nje encoder i ri do te shtohet ne listen e mëposhtme. Klikoni mbi ate dhe zgjidhni konfigurimet (configure). Nje dritare dialoguese do te hapet ku do ju kërkoje informacionet te ndryshme. Per tipin encoder zgjidhni "Ogg Vorbis" (ose mp3 nqs jeni ne dyshim) pasi kjo do ju beje stream ne Vorbis. Pasi shume veta nuk mund ti kene keto codecs dhe mund te krijoj probleme.

Per cilesine mund te vendosni -2 pasi eshte e ulet, duke ju dhene ju 30kbps bitrate, por shume cilesore per kete pune qe na duhet ne kete rast. Mund te beni eksperimente me 0 ose 2, pasi te shkoni tek 6 mund te mbingarkohet shume.

Per "Server IP" vendosni IP e serverit tuaj qe keni ne Icecast (eshte localhost nqs jeni nga kompjuteri i dhomes tuaj). "Server Port" eshte ajo qe vendoset siper ne konfigurim 8000 nqs keni kopjuar infot siper dhe "Encoder Password" eshte fjalekalimi qe zgjodhet siper. Nqs keni upstream te ulet mund te zgjidhni "mono".

Klikoni OK dhe me pass "Connect". Nqs i keni bere te gjitha gjerat siç duhej do te shikoni lidhjen me Icecast dhe nisjen e streaming si kjo ne figure:



Nqs doni te beni prezantime apo te flisni gjate transmetimit ju duhet te klikoni mbi Live Recording. Kjo gje do te transmetoj çfarëdo te flitet ne mikrofonin e lidhur me kompjuterin tuaj.

Source Level Stats nen Icecast do te tregoje nivelin e trasmetimit tuaj, diçka si kjo ne foto.

Tani gjithçka eshte gati, mjafton ti jepni link _http://[IP_TUAJ_KETU]:8000/stream.ogg njereze qe deshironi te lidhet dhe te degjoj radion tuaj.